Ilir Meta, lideri i Partisë së Lirisë dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Meta, që ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024, do të paraqitet në SPAK për të dhënë dëshminë lidhur me hetimet ndaj tij për lobimin dhe dosjen CEZ-DIA.
Përfaqësuesi ligjor i Metës, Genc Gjokutaj, ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 10:00 dhe do të jetë i pranishëm gjatë pyetjeve që do t’i bëhen ish-Presidentit. Hetimet lidhen me një shumë prej 463,000 dollarësh të papërfshirë në bilancet e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), të cilën Meta e drejtonte në periudhën kur ka kryer kontrata lobimi me dy kompani amerikane.