Mbrëmjen e sotme kontrolle po bëhen në portin e Vlorës. Një makinë funerali prej më shumë se një ore i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm për fshehje të lëndëve narkotike.
Makina e cila do niset për Itali për të tërhequr trupin e një personi që ka ndërruar jetë, është bërë pjesë e dyshimeve dhe po kontrollohet imtësisht.