Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të marrë Groenlandën. Ndërsa ditën e sotme djali i tij ka shkuar në ishullin është pjesë e territorit të Danimarkës, pasi i ati shprehu sërish qëllimin për ta blerë.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen gjatë një interviste për rrjetin televiziv TV2 ka deklaruar se “Groenlanda i përket groenlandezëve”.
“Ashtu siç tha edhe kryeministri i Grenlandës, Múte Egede, Grenlanda nuk është për shitje,” u shpreh Frederiksen.