Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në Peshkëpi-Vlorë, ku një makinë ka dalë nga rruga.
31-vjeçari me iniciale H.R., kinez duke drejtuar makinën tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është lënduar vetë 31-vjeçari dhe pasagjerja 61-vjeçare po ehuaj, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.