Enti Rregullator i Energjisë ka marrë në dorë nesër për të shqyrtuar propozimin e qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për abonentët familjarë. Vendimi që pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti pritet të merret në mbledhjen e së martës së Bordit të entit Rregullator të Energjisë.
Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë. Familjet që do të konsumojnë më pak se 800 kilovat-orë energji elektrike në muaj nga shkurti do të paguajnë më pak para.
Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.