Drejtuesi Departamentit te Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi në rrjetin e tij social ka reaguar pas vendimit të Departamentit të Thesarit amerikan, që sanksionoi shefin e kabinetit te Kryeministrit te Hungarise, Viktor Orban.
Malltezi shprehet se shpallja non-grata e ministrit të kabinetit të kryeminitrit hungarez, erdhi për shkak se Blinken e ka kthyer FBI-në, në një agjenci gjobëvënieje.
“Blinken qe lavderon korruptorin e FBI dhe kthimin e FBI ne nje agjensi gjobeveniesh, paska shpallur non-grata ministrin e kabinetit te Kryeministrit te Hungarise. Hungarezet i treguan vendin kryekorruptuesit Soros dhe kukllave te tij, si Amerikanet”, shkruan Malltezi.