Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku rreth orës 17:45 janë qëlluar për vdekje dy persona në Gjermaninë jugore.
Një person i armatosur ka hyrë në një fabrikë të kompanisë ‘Hänel’, në Bad Friedrichshall, në shtetin Baden-Württemberg dhe ka qëlluar me armë.
Sipas informacioneve, përveç dy personave që u qëlluan me vdekje edhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Autori ka mundur që të arratiset dhe autoritetet po punojnë për gjetjen e tij.