Pas dorëheqjes së kryeministrit kanadez Justin Trudeau, presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sugjeruar se Kanadaja mund të përfitojë nga një bashkim me Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump theksoi se shumë kanadezë janë të interesuar për të u bashkuar me SHBA-në, duke argumentuar se një union i tillë mund të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve ekonomike si deficitin dhe tarifat tregtare.
Trump gjithashtu theksoi se dorëheqja e Trudeau mund të jetë pasojë e kërcënimeve për tarifa ndaj importeve kanadeze, duke sugjeruar se një bashkim i mundshëm mund të sigurojë stabilitet dhe zhvillim ekonomik për Kanada.
Propozimi i Trump ka shkaktuar debate të shumta dhe spekulime mbi ndikimin e një bashkimi të tillë në politikën kanadeze dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.