Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me nxënësit ekselentë të shkollës së mesme “Qemal Stafa”.
Veliaj në takim u ka kërkuar të rinjve që të mbështesin njëri-tjetrin dhe i ka quajtur “ajka” e qytetit pasi kanë dalë me të gjitha 10-ta.
“Përpara jush do të keni sfida dhe dilema, për çfarë do të studioni etj. Fakti që keni dalë më të mirët është diçka që duhet t’ia thoni vetes dhe të frymëzoni edhe të tjerët sepse të marrësh dhjeta është një nga aktet më patriotike sot. Kjo është arsyeja pse në gjithë këto vite kemi vendosur edhe posterat tuaja në rrugët e Tiranës, si një mënyrë për t’ju thënë të tjerëve se kështu vlerësohen njerëzit në një shoqëri të vlerave. Një komb që di është një komb që mundet. Kurse një komb që s’di është një komb që ngelet pas”, tha Veliaj.