-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

12-vjeçari nga Maliqi humb jetën në Tiranë, familja: E shtruam për COVID, mjekimet shkaktuan…

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur me një 12-vjeçar nga Maliqi, i cili ka humbur jetën gjatë trajtimit për virozë në spitalin e Tiranës. Familjarët e tij shpjeguan se djali ishte shëndetshëm, nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore dhe merrte pjesë në aktivitete sportive. Ata treguan se në fund të dhjetorit e dërguan në spitalin e Korçës për trajtim ndaj gripit, dhe më pas, pas përkeqësimit të gjendjes, e çuan në Tiranë.

Sipas familjarëve, mjekimi në Tiranë për COVID-19 nuk ka qenë adekuat. Ata pohuan se djali kishte të vjella të pandërprera dhe ndërsa kërkonin trajtim më të kujdesshëm, ai humbi jetën gjatë transportit për në urgjencën pediatrike. Mjekët i informuan se djali ka pësuar arrest kardiak, por familjarët janë të shqetësuar se mjekimi i gabuar dhe niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të kenë shkaktuar këtë tragjedi.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, por familjarët kanë refuzuar ekspertizën mjeko-ligjore, duke kërkuar vetëm respekt për dhimbjen që po kalojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit