Policia e Kurbinit ka arrestuar një 36-vjeçar nga fshati Gjormë, i cili dyshohet se ka vënë zjarr në mobilierinë e 52-vjeçarit A. Sh., më 31 dhjetor 2024.
Ngjarja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa autori, R. M., ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje. Si provë, janë sekuestruar pjesë veshjesh të djegura dhe telefoni i tij.
Ngjarja ka kaluar në hetim dhe materiali është dërguar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme.