Mbrëmjen e sotme një 45-vjeçar duke drejtuar makinëne tij ka hzumbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me 2 automjete të parkuara.
45-vjeçari me iniciale A.Ç., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur kontrollin e makinës në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër.
Më pas ai është dërguar në spital por ka humbur jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.