Publikohet fotoja e Adriatik Roshit, 48-vjeçari i cili më 5 janar u dhunua në një berberhane në Tiranë.
Si pasojë e dhunës së ushtruar 48-vjeçari pësoi thyerje kockash. Policia vendosi në pranga Gani Koçekun dhe Ledio Tushën, ndërsa ka shpallur në kërkim Ronald Koçekun, Luçiano Koçekun, Dino Koçekun dhe Gëzim Koçekun.
Organizatori i dyshuar i këtij konflikti është biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur edhe me emrin Tur Koçeku. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me sherrin masiv në një klub natë në jug të vendit në gusht të vitit të kaluar, ku u rrah Tur Koçeku.
Dinamika/ Pritë dhe dajak në berberhane, si u dhunua brutalisht biznesmeni në Tiranë