Elseid Hysaj nuk bën pjesë në planet e Lazios. Mediat italiane flasin për një interesim nga Lecce dhe sipas Corriere dello Sport eshte një pistë konkrete.
Palët kanë gjetur një akord në parim, por ka dhe një pengesë të fundit. Lazio është e disponueshme ta lë të lirë Hysajn në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, por kërkon që Lecce të paguajë 50% të pagës së futbollistit kuqezi.