Një 12-vjeçar nga fshati Pocestë, i cili ndodhej në klasën e 7-të të shkollës në Vashtëmi, ka ndërruar jetë pasi pësoi komplikime shëndetësore. Pas një tensioni të lartë, ai u dërgua urgjent në spitalin e Korçës dhe më pas u transferua në Tiranë për mjekim të specializuar.
Sipas burimeve nga policia dhe spitali, i mituri kishte pasur probleme shëndetësore të përsëritura, që dyshohet të kenë lidhje me zemrën dhe diabetin.
Pas një periudhe përmirësimi, ai u shtrua sërish për vjellje dhe glicemi të lartë, por ndërrimi i tij i jetës ka ndodhur pas një arresti kardiak. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e vdekjes.