Moldavia po kalon një krizë energjetike pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz natyror nga Gazprom, një vendim që ka tensionuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Shefja e diplomacisë evropiane, Kaya Kalas, e akuzoi Rusinë për përdorimin e gazit si mjet presioni dhe për nxitjen e një “luftë hibride” kundër Moldavisë, duke theksuar mbështetjen e BE për të ruajtur lidhjet e Moldavisë me rrjetet energjetike evropiane.
Ndërprerja e furnizimit ka pasuar një mosmarrëveshje financiare mbi borxhet mes Moldavisë dhe Gazprom-it, duke lënë Transnistrinë, një rajon pro-rus, pa furnizim me energji elektrike. Kryeministri moldav, Dorin Recan, tha se Rusia po përpiqet të destabilizojë vendin për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.