Leo Melo u largua nga Elbasani dhe tani është lojëtari më i ri i Egnatias.
Klubi i Egnatias ka bërë të ditur që Leo Melo i është bashkuar skuadrës së tyre.
“Leo Melo, pjesë e kampionëve. Futbollisti brazilian vjen tek Egnatia pas eksperiencës në Shqipëri tek AF Elbasani. Pas firmosjes së kontratave me presidentin, ai i është bashkuat ekipit në stërvitje”, thuhet në njoftimin e klubit.