Zv/ sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma ka vizituar sot Tiranën.
Verma shprehet i ngazëllyer për vizitën e tij, teksa ka theksuar edhe bashkëpunimin për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.
“Vizitova Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, shkruan ai në X.