-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha ‘injoron’ urdhrin e Biden për të korruptuarit: Ai po largohet…

Kryesoret

Sali Berisha u pyet sot nga media, por nuk pranoi që të komentonte vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv të ri që mban datën 8 janar 2025, që ka për qëllim adresimin e kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ky urdhër përditëson dhe zgjeron masat e mëparshme, duke ndërmarrë veprime të ashpra ndaj individëve që janë të përfshirë në aktivitete destabilizuese në rajon.

“Nuk jam këtu për të komentuar, unë jam një politikan shqiptar, nuk jam për të komentuar urdhrat e presidentit në kalim të SHBA-së dhe në rastin tim konkret besoj se kam bërë të gjitha momentet, jo tani që po ikën por edhe në kulmin e pushtetit” tha ai.

Përmes këtij urdhri, Presidenti Amerikan ka urdhëruar bllokimin e pasurive dhe aktivitetet e individëve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe integritetin territorial të shteteve të Ballkanit, përfshirë ata që janë të përfshirë në korrupsion të rëndë, shkelje të të drejtave të njeriut, dhe përpjekje për të minuar institucionet demokratike.

Ky veprim është pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe për sigurinë e marrëveshjeve të paqes dhe stabilitetit në rajon, duke përfshirë ato të Prespës dhe Dejtonit. Urdhri përfaqëson një përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit