-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në takim me demokratët në Berat: Të çlirojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në takimin me demokratët në Berat us hpreh se tani janë më të fortë se kurrë.

Berisha theksoi se Partia Demokratike do të përmbysë diktaturën aktuale në Shqipëri. Ai u shpreh se tani janë në startin e fuqishëm drejt fitores dhe në shansin e tyre më të madh të jetës.

“U përpoqën të na bëjnë copë e cikë, por sot jemi më të bashkuar se kurrë. U përpoqën të na gjunjëzojnë më të gjitha mënyrat, por sot jemi më në këmbë se kurrë. U përpoqën, na e morën flamurin, logon, na hoqën emrin nga lista e votimit, vetë që të mos ishim, por ja ku jemi. Arrestuan, terror dhe dhunë, por ne ja ku jemi sot. Këto dëshmojnë se ju gra dhe burra fisnik jeni njerëz që të pamundshmet i bëni të mundura.

Ne jemi në këmbë sot si parti që bëjmë të pamundurat të mundura. Kjo do të thotë se ne jemi në këmbë si parti që do të përmbysim diktaturën aktuale në Shqipëri.

Tani jemi në startin e fuqishëm drejt fitores. Unë ju them ju, se ky është për ne që luftuam diktaturën staliniste, ky është shansi më i madh i jetës tonë, të çlirojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë që po e zbraz vendin. Kjo kërkon jo vetëm bashkimin e të gjitha kontributeve tona në PD nga 90 deri më sot, politika nuk është kurrë arti i inateve personale, i hidhërimeve, por i qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Ndaj dhe këtu nga ky qytet i bekuar ftoj çdo demokrat, të bashkohemi dhe të lëmë mënjanë cdo hatërmbetje. Të kthemi në gjenin tonë të tolerancës.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit