-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takon Salianjin në burg: I çova dy libra, por nuk kishte ngrohje

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në burgun e Fierit për të takuar ish-deputetin Ervin Salianji. Tha se i dhuroi dy libra dhe denoncoi se brenda burgut nuk kishte ngrohje. Akuzoi se fondet i ka vjedhur ministri Manja në Tiranë.

Këtu krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët. Çështja e Salianjit tani është ndërkombëtare. Kjo është një drejtësi totalisht e kontrolluar nga ekzekutivi. Kjo drejtësi me qëndrimet ndaj krimit elektoral është palë për bllokimin e rrotacionit.

Përmbysja e diktaturës është qëllimi, misioni nga i cili, për të cilin unë zotohem deri në orën e fundit të jetës sime. PD ka marrë mision të ri, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri.

Një komision parlamentar do të krijohet vetëm për të parë situatën e të burgosurve në të gjithë Shqipërinë, i lënë pa ngrohje. Këta njerëz meritojnë trajtimin ligjor, por lënë Ulusiu me Ramën trajtim ligjor. Këta janë viktima të vjedhjeve në Tiranë. Kush tha se nuk do të realizohet rotacioni?!

Morali i tij ishte i lartë, i solla dy libra, njëri i Franz Kafkës. Personeli ishte i sjellshëm nuk kam ndonjë, por nuk mjafton personali, por ata duhet të kenë ngrohje në cdo dhomë. Nuredinin në Tiranë e mbajnë me palestër dhe me televizor dhe të tjera, kurse në burgjet e tjera, këtu, nuk japin paratë për të rregulluar ngrohjen” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit