Policia Kufitare ka arrestuar në kufirin e Morinës një 27-vjeçar nga Tirana, i cili kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
27-vjeçari me iniciale L.L., për të cilin ishte caktuar kjo masë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, përfshirë “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve”, “Prishjen e qetësisë publike” dhe “Kanosjen”.
Veprimet procedurale për këtë shtetas do të vijojnë nga Policia e DVP Tiranë, ndërkohë që ai u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare pas verifikimeve të kryera në kufi.