-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në Berat: PD ia doli të jetë surpriza e vërtetë e revolucioneve demokratike të viteve ’90

Kryesoret

Kreu i Partisë Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Beratit, në kuadër të fushatës elektorale në 11 maj.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike doli një surprizë e vërtetë e revolucioneve demokratike të viteve 90′. Ai theksoi se Partia Demokratike e shndërroi në vendin e shpresës, si dhe ekonomia shqiptare ti rezistonte krizës evropiane.

“Pra, realisht PD ia doli të jetë surpriza e vërtetë e revolucioneve demokratike të viteve ’90.

Në të gjithë udhëtimin e saj, kjo parti pa diskutim me gjithë gabimet e saj, Shqipërinë hiperkolektiviste, e shndërroi në Shqipërinë e iniciativës së qytetarëve.

E shndërroi në vendin e shpresës.

E shndërroi në vendin, i cili nga honet e varfërisë që gjendej edhe muajt e parë të vitit 1992, me të ardhurat për frymë vendi i tretë më i fundit në botë, ia doli ta rendisë në vitin 2008 në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.

Ia doli që ekonomia shqiptare t’i rezistojë edhe krizës evropiane.

Ia doli që sektori privat të jetë udhëheqës dhe dominues në ekonominë e këtij vendi.

Ia doli të hapë Shqipërinë, ta anëtarësojë në Këshill të Evropës, të hapë negociatat me BE, ta anëtarësojë në NATO.

Pra, në këtë kontekst, po ta përmbledhim me një fjalë, PD u faktua para shqiptarëve një lokomotivë e vërtetë e zhvillimit të vendit dhe integrimit të tij euroatlantik.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit