-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet marrëveshja e pensioneve Shqipëri–Itali, i kalon Senatit

Kryesoret

Dhoma e ulët e parlamentit italian miratoi me 273 vota pro dhe asnjë kundër ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Marrëveshja u nënshkrua në Romë me 6 shkurt të vitit 024 mes ministrave të jashtëm të dy vendeve Igli Hasanit dhe Antonio Tajani.

Dokumenti rregullon përfitimet e pesioneve, papunësisë, sëmundjeve dhe amësisë së atyre që ushtrojnë ose kanë ushtruar një aktivitet si të punësuar ose të vetëpunësuar në të dy shtetet.

Projektligji tani i kalon Senatit dhe nëse edhe dhoma e lartë e parlamentit e miraton, marrëveshja për sigurimet shoqërore quhet e ratifikuar plotësisht.

Rreth 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshja me Italinë, si dhe 4 mijë italianë, që përfitojnë pension në Shqipëri. Ndërkohë për të marrë pension në Itali duhen 20 vite pune dhe për të përfituar në Shqipëri mjaftojnë 15 vite pune.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit