Nuredin Dumani trondit politikën. Në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i penduari i drejtësisë dëshmoi sot për disa orë për krimet që ka dijeni për dosjen “Plumbi i Artë”.
Nuredin Dumani deklaroi se me Festim dhe Petrit Qolin është bërë mik në vitin 2013 e në vazhdim, pasi ata paguan avokatin dhe ndërhynë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu me një raport mjekësor si i sëmurë.
Po ashtu, gjatë seancës mësohet se Nuredin Dumani deklaroi se lokali i Qolajve frekuentohej nga politikanë e ministra, por pa përmendur emra.
Petrit Qoli që seancën e kaluar tha se po mbahet në burg me pa të drejtë. Përplasja me avokatët ndodhi edhe në seancën e sotme.