SPAK ka intensifikuar hetimet për dosjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe rrethin familjar. Dje dhe sot u paraqitën dhe dështuan çifti Abule- Nito.
Të mërkurën para prokurorëve ishte gruaja Marisa Nito dhe sot bashkëshorti Elman Abule, biznesmen kontrovers me disa denoncime nga mediat.
Në momentin që u fut ishte i qeshur, por kur doli nuk ishte kështu biznesmeni që nuk pranoi që të fliste për mediat duke u shmangur.
Të njëjtën strategji ndoqi edhe gruaja e tij. Për cfarë u pyetën në lidhje me Erion Veliajn dhe jo vetëm? Dëshmitë janë administruar nga prokuroria.
SPAK ka në dorë dosje ku po hetohet për korrupsion, pastrimi parash dhe fshehje e pasurisë.