Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, qeveria përcaktoi kriteret dhe rregullat për kultivimin e sipërfaqeve me kanabis sativa për qëllime mjekësore. Gjithashtu ka përcaktuar edhe rregullat e lëvizjes së mjeteve të transportit të lëndëve të para që duhen për këtë qëllim, bashkë me planin e sigurisë.
“Subjektet që kërkojnë licencë për kultivimin e kanabisit mjekësor duhet të përmbushin kritere të rrepta sigurie, si:
– Monitorim të vazhdueshëm me kamera CCTV me rezolucion të lartë dhe ruajtje të të dhënave filmike deri në një vit në serverë “Cloud” brenda BE-së.
– Rrethim me mur betoni 4 metra të lartë, me tela gjembash, për ambientet e hapura dhe të mbrojtura.
– Ruajtje 24-orëshe nga subjekte të specializuara sigurie, të licencuara nga legjislacioni në fuqi.
– Pajisje teknologjike të avancuara për kontrollin dhe detektimin e hyrjeve të paautorizuara.”, thuhet në vendim.