-sidi education-spot_img
13.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama po rrokulliset, refuzon përballjen

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot se Edi Rama dhe përfaqësuesit e PS-së refuzojnë që të dalin në debate televizive për të shpalosur programet për 11 Majin. Zbuloi edhe një arsye që sipas tij e mban Ramën të tërhequr.

“Ka shpërthyer një entuziazëm që Shqipëria nuk e ka njohur prej dekadash. Keni përballë dy fushata, njëra e elektrizuar e qytetarëve të lirë, tjetra e njerëzve të rrogëtarëve të detyruar të dëgjojnë ndoshta çdo gjë që nuk donin të dëgjonin. Nga një njeri që ka humbur çdo logjikë, standard e etikë dhe kalon nga një banalitet në një tjetër.

Ajo që është problematike, censura e egër e mediave ndaj opozitës për hatër të qeverisë, pra censurë e diktuar nga qeveria. Studiot e debateve kanë anuluar një seri debatesh me pretekstin se kandidatët e PS nuk vijnë. Ky është nënshtrim i pa konceptueshëm i mediave të lira ndaj diktatit të Ramës dhe ekipit të tij të inkriminuar që nuk mund të dalë në dritë pra në studio për shkak të bagazhit të tmerrshëm që ka, lidhjet me krimin etj.

Thirrja ime është, që mediat të mos mbyllin debatet po t’i zhvillojnë me gazetarë dhe përfaqësues të opozitës që ka vullnetin tu përgjigjet ftesave të tyre” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit