-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Transformimi i energjisë, Shqipëria prodhuesi më i madh i energjisë diellore

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të transformimit të sektorit të energjisë në Shqipëri që nga viti 2013. Ai thekson se në atë periudhë vendi ishte “vrimë e zezë” në Europë, me humbje dhe vjedhje katastrofike të energjisë dhe radhë të gjata për të paguar faturat.

Sot, sipas Ramës, Shqipëria është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon. Ai gjithashtu kujton uljen historike të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, që është e para në 35 vjet. Rama nënvizon se investimet dhe digjitalizimi do të sigurojnë pavarësinë energjetike të vendit brenda mandatit të katërt të tij.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë të transformimit epokal në sektorin energjitik prej vitit 2013, kur Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë, e deri sot kur jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon, kemi shërbime të digjitalizuara e një volum investimesh në vazhdim që do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt, ndërkohë që kemi vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit