Moti në Shqipëri do të jetë i paqëndrueshëm sot, më 9 janar 2025, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore mbi 1000 metra do të ketë reshje dëbore.
Reshjet më të theksuara priten në skajet veriore dhe jugore të vendit. Temperatura do të pësojnë rënie, duke luhatur vlerat nga 2°C në Pukë deri në 19°C në Durrës dhe Fier.
Era do të jetë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h, duke shkaktuar dallgëzim deri në 4 ballë në brigjet detare.