Në shtëpinë e Big Brother nuk kanë të mbaruar debatet mes banorëve. Ditën e sotme u zhvillua një debat i ashpër mes Rozanës dhe Jozit.
Debati nisi pasi Jozi i drejtohet Rozanës që duhet të rritet pak pasi është një pëllëmbë.
Më pas Rozana i kërkon Jozit që të mos i afrohet asaj pasi për të është një konkurrent i dobët dhe i dal nga loja.
Debati:
Jozi: Ti je një pëllëmbë, unë jam dy metra
Rozana: Kaq më ka bërë Zoti mua
Jozi: Rritu dhe pak
Rozana: Ke problem me gjatësinë time ti
Jozi: Jo s’kam problem me gjatësinë tënde
Rozana: Atëherë çfarë do
Jozi: Kujdes! Ruaje vete
Rozana: Nuk kam ardhur këtu të ruaj veten. Mos mu afro. Pse më vjen afër.
Rozana: Për mua ti je konkurrent i dalë nga loja. Ke hyrë me biletë kthimi
Jozi: A thua?