Shoferët e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Durrësit kanë protestuar sot për shkak të uljes së pagës dhe kushteve të punës. Ata kanë njoftuar se paga e tyre është zvogëluar me rreth 20 mijë lekë që nga korriku 2024, duke kaluar nga 72 mijë lekë në 53 mijë lekë në muaj.
Për më tepër, shoferët pohojnë se u është kërkuar të kthejnë 125 mijë lekë për shkak të pagave tepër, pa u njoftuar paraprakisht për këtë ndryshim.
Në kushte të vështira pune, ata po punojnë 12 orë në ditë, duke marrë vetëm 8 orë pushim. Shoferët shprehen se ndihen të anashkaluar, pasi nuk janë njoftuar për ndryshimet dhe vendimet që prekin kushtet e tyre të punës.