-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër stadium me kullë? Vendos qeveria, kompanitë e ndërtimit futen tek “Selman Stërmasi”

Kryesoret

Qeveria njoftoi sot se stadiumi “Selman Stërmasi” do të ndërtohet nga e para përmes një gare të hapur. Projekti për zhvillimin e pronës publike do të realizohet nga sipërmarrësit privatë përmes Koorporatës Shqiptare të Investimeve.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, bëri të ditur se tashmë shpallja për fazën e parë për të marrë pjesë në këtë projekt është e hapur deri më 24 Janar.

Investitorët që duhet të paraqesin projektet e tyre për zhvillimin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe hapësirave përreth duhet të jenë arkitektë dhe sipërmarrës.

Stadiumi duhet të jetë i kategorisë 4 të UEFA me një numër vendesh 14.000-16.000. Territori është 60 mijë metër katrorë. Pjesë e këtij janë prona publike çka përbëjnë 50 mijë metra katrorë.

“Programi që ne synojmë të vendosim nëpërmjet ideve që do vijnë në konkurrim është në masën 120 mijë metra katrorë. Thirrja për fazën e parë përfundon më 24 Janar.

Do të ketë 5 skuadra të përzgjedhura që do marrin edhe çmime, 3 prej tyre do kenë mundësinë të konkurrojnë për të qenë fitues, 3 skuadrat me projektet më të mira dhe në fund do kemi 1 fitues, ai që do të ketë ofertën më të përshtatshme ekonomike”, tha Gresa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit