-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump kërcënon për të pushtuar Groenlandën, reagon BE: Të përkushtuar për të forcuar lidhjen transatlantike

Kryesoret

Presidentja e Komisionit dhe Presidenti i Këshillit Evropian kanë reaguar në lidhje me kërcënimet që Donald Trump ka bërë në rast se Danimarka refuzon që t’ia japë SHBA-së, Greoenlandën.

Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa në një deklaratë të përbashkët përmes platformës X, theksojnë se “SHBA është një nga partnerët tanë më të ngushtë”. Ata shtojnë se “ne jemi të përkushtuar për të forcuar lidhjen transatlantike”.

“Për BE-në është e nevojshme të mbrojmë dhe forcojmë vlerat tona themelore demokratike, për ta bërë ekonominë tonë më konkurruese dhe të qëndrueshme, për të zgjeruar rrjetin global të partneriteteve dhe për të investuar më shumë në sigurinë tonë. SHBA është një nga partnerët tanë më të ngushtë dhe ne jemi të përkushtuar për të forcuar lidhjen transatlantike”, thuhet në reagim.

Në lidhje me kërcënimet që Trump ka bërë kundrejt Danimarkës, ata thonë se “BE do të mbrojë gjithmonë qytetarët tanë dhe integritetin e demokracive dhe lirive tona”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit