Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot qeverinë se uli çmimin e energjisë duke tentuar që të përfitojë vota në 11 Maj.
“Rama e mori çmimin me 77 lekë, e çoi në 95 lekë dhe tani e uli në 85 lekë. Pse kjo është zbritje? Ndërmarrja publike është e detyruar ta ulë çmimin e energjisë në proporcion me pakësimin e humbjeve. Energjia është çmim i rregulluar, nuk është çmim i lirë.
Nëse ul humbjet, do e shesësh më lirë. Këtu janë investuar miliarda. Këta pretendojnë se uljet janë reduktuar në mënyrë të ndjeshme dhe e ulin për një vit çmimin. Kjo është një ulje tipike elektorale, në shkelje të çdo kodi, në përpjekje për të grabitur votat”, tha Berisha.