Gjykata e posaçme ka dënuar me 2.9 vite burg dëshmitarin e drejtësisë Amarildo Nikollin i cili akuzohet se në bashkëpunim me Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin kanë bërë planin për të vrarë Ines Hajrullën dhe mikun e tij.
Për Luzin dhe Koroveshin gjykata i la në burg përkatësisht 11 dhe 10 vite burg. Të tre personat e pandehur kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar çka do të thote që ka dënimi iu zbret 1/3 e saj.
Hetimi i strukturës së posacme ka provuar me prova se Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të jënë përplasjët për lojrat e fatit.