-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seanca për dosjen “Veliaj” vazhdon sot në Gjykatën e Posaçme

Kryesoret

Sot mbahet seanca e radhës për dosjen “Veliaj”, ku të pandehur janë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe 28 të tjerë, përfshirë persona dhe shoqëri. Në këtë seancë pritet të vazhdojë mbrojtja e Veliajt, Xoxës dhe dy biznesmenëve të akuzuar, Gentjan Sula e Shkëlqim Fusha.

Veliaj ka thënë se nuk është njohur me aktet e dosjes, pasi nuk ka mundur të lexojë USB-në që i është dhënë, duke u ankuar se nuk ka laptop në qeli. Ai ka kërkuar gjithashtu të mos qëndrojë në kafazin e qelqtë në gjyq, por kërkesa e tij u rrëzua nga GJKKO.

Veliaj është në paraburgim që prej shkurtit dhe akuzohet për pastrim parash, korrupsion, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Ai e ka quajtur procesin të pabazuar në prova dhe i ka mohuar akuzat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit