Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në Rimini, Itali, për trafik narkotikësh pasi u kap gjatë një shitjeje kokaine.
Policia vuri re lëvizjet e dyshimta të tij dhe e ndoqi, duke e ndaluar pas shitjes së një doze kokaine për 50 euro. Gjatë kontrollit, shqiptari u gjet me drogë të fshehur në pjesët intime, ndërsa në makinën e tij dhe banesë u gjetën gjithashtu 2700 euro dhe peshore precize.
Hetimet zbuluan se ai trafikonte drogë përmes rrjetit WhatsApp dhe e dërgonte në shtëpi me porosi. I arrestuari do të gjykohet menjëherë.