Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka dalë nga një operacion urgjent dhe është rikthyer në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin “Evangelismos” në Athinë.
Pas një hemorragjie të brendshme, 95-vjeçari iu nënshtrua kirurgjisë, dhe spitali ka njoftuar se 48 orët e ardhshme janë të rëndësishme për gjendjen e tij shëndetësore.