Shtetet anëtare të NATO-s kanë shprehur vështirësi për të përmbushur kërkesën e Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së.
Agjencia Reuters citon zyrtarë dhe analistë që thonë se është ekonomikisht dhe politikisht e pamundur për shumicën e shteteve të aleancës.
Ndërkohë, një objektiv i ri për rritjen e shpenzimeve mund të diskutohet gjatë samitit të NATO-s në qershor.