-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Padi penale ndaj shefit të komisariatit nr.1 dhe Ministrit të Brendshëm

Kryesoret

Koordinatori i Partisë Demokratike për rajonin e Tiranës, Klevis Balliu në një konferencë për shtyp tha se kushtetuta dhe ligji nuk lanë vend për interpretime sa i takon të drejtë së protestës dhe tubimit.

Balliu u shpreh se protesta është e drejtë universale dhe se policia njoftohet për vendin, orën dhe qëllimin e saj. Ai thekson se policia nuk jep leje për protestë por vetëm monitoron dhe siguron vendin.

“Dje policët dhe shefi i Komisariatit 1, Robert Losha, kanë marrë urdhër nga ai që urdhërohet nga bandat, narkoministri Hoxha, që të sekuestrojnë bazën materiale të Partisë Demokratike, e cila përdoret në protestat apo takime të kryetarit të opozitës.

Narkopolicët që i tremb hija e narkobanditëve, kanë filluar operacione publicitare për të ndaluar foninë, mikrofonat, pultin e regjisë të takimeve të Sali Berishës dhe opozitës.

Deri këtu e ka poshtëruar veten policia e të birit të Kristaqit dhe nipit të Enverit.

Partia Demokratike e dënon me forcë dhe e neverit këtë polici ‘që fut duart’ në rraqet e opozitës pasi i ka ngritur duart përballë krimit.

Për shefin e komisariatit nr. 1 Rober Losha dhe për ministrin e Brendshëm, do të ketë padi penale për shkelje të ligjit dhe mohim të së drejtës për tubim dhe protestë.

Përdhunuesit serial të Kushtetutës, po nga Kushtetuta dhe ligji që shkelen do të dënohen. Në Librin e Zi të shkelësve të ligjit, emrat e tyre do të shënohen me të kuqe, në mënyrë që nesër të marrin përgjigjen, jo të hakmarrjes, por të rivendosjes së ligjit.

NarkoProdës i bëjmë thirrje të mos e provokojë opozitën dhe të mos e bëjë qesharake armën e Policisë.

Ky akt antiligjor që dhunon të drejtën e protestës dhe ligjin për tubimet, tregon qartë porosinë që ka marrë narkopolica në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Çdo gjë kundër opozitës dhe Sali Berishës!

Edhe ne do t’u përgjigjemi me çdo gjë, me çdo mjet, me çdo mënyrë.”, tha Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit