Sot nisi procesi i regjistrimit të Diasporës për votimin në zgjedhjet e 11 Majit. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shpjegoi se ku po diskutojnë dhe negociojnë PS-PD për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
“Nuk e di se çfarë janë duke biseduar dy partitë por ka nevojë për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Janë thjeshtë të karakterit teknik ato që duhet të ndryshohen dhe sjellin soliditet të përgatitjes së procesit. Për shembull çështja e kostos së pagesës për postën, afatet e regjistrimit të subjekteve zgjedhore.
Shpresoj që të kemi një kuptueshmëri nga të gjithë për këtë. Ka edhe aspekte të tjera për administrimin e votimit nga jashtë, numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit. Mund të shikohet mundësia e ndërhyrjes në kodin zgjedhor për t’ju përgjigjur më mirë interesit të ligjshëm cdo krahu politik për këtë proces.
Cdo shqetësim nëse duhet të adresohet përmes ndryshimeve ligjore nuk ka pse të mos adresohet. PD nuk e ka mbështetur votimin elektronik në qarkun ë Tiranës. Vlerësoj se duhet ta konsiderojmë këtë shqetësim të tyre. KQZ ka detyrimin ligjor që ta implementojë të paktën si pilot votimin elektronik dhe besoj do të ngelemi këtu” tha ai.
LIVE-KQZ: Hap pas hapi, si të aplikoni nga Diaspora për të votuar