Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit Mirela Kumbaro ndodhet sot në Athinë, aty ku Partia Socialiste ka hapur zyrën e saj për të ndihumuar shqiptarët në procesin e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Kumbaro me anë të një postimi në rrjetin social shprehet se shumë vullnetarë që ndodhen në Athinë besojnë në vizionin e Edi Ramës.
“Me Flamurin, Dhimitraqin, Tërmetin, Dinon e Klementin dhe shumë vullnetarë që jetojnë në Athinë, besojnë në vizionin e Edi Ramës për #Shqipërinë2030🌹 e na janë bashkuar me shumë kënaqësi në këtë iniciativë, mirëpresim çdo shqiptar të Athinës ndërsa ambiente të tjera do të jenë në dispozicion për shqiptarët që jetojnë në Janinë, Kefalonia e më gjerë në këtë moment historik për diasporën tonë🗳️❤️🦅🖤💻
Regjistrohuni në Platformën Elektronike për zgjedhjet parlamentare 2025: https://diaspora.kqz.gov.al 🗳️”, shkruan Kumbaro.