Lëvizja Vetëvendosje ka çelur në Gjakovë fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Kryeministri i Koosvës Albin Kurti në fjalën e tij u ndal te raportet me Serbinë, duke u shprehur se për fqinjin verior qeveria e tij i ka tre alternativa.
Kurti duke dërguar një mesazh për Beogradin tha “Për Serbinë e kemi edhe ushtrinë, edhe policinë, edhe dialogun. Koalicioni jonë i thotë atij (Presidentit të Serbisë) ashtu siç është ministër i Millosheviçit aparati shtetëror i të cilit nuk do të ketë vend sepse do ta ndjekim këmbë më këmbë e cep më cep në Republikën e pavarur e progresiste të Kosovës.