Një 33-vjeçar Edison Mecuku është arrestuar në Angli, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe policia e shtetit për vrasje të mbetur në tentativë.
Gjykatës City of Westminster iu tha Shqipëria e kërkon Edison Mucekun si bashkëautor në tentativë vrasje në Bulqizë më 21.05.2020. Sipas aktakuzës Muceku bashkëpunoi për të realizuar vrasjen e Hamza Terziut i cili u godit me armë.
Muceku ka kërkuar vullnetarisht të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me akuzën e vrasjes. Ai dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal të Hektor Xheçukës, 36 vjeç, I njohur edhe me emrin Tor Xheçuka nga qyteti i Burrelit. Ky grup kriminal u përfshi në eleminimin e Hamza Terziut.
Tor Xheçuka është shpallur në kërkim edhe nga Prokuroria e Posaçme pas operacionit “Revanshi”. Në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se Hektor Xhecuka ishte pjesë edhe e grupit kriminal të Ervis Martinajt.
Xheçuka, mësohet se fshihet në Dubai, ndërsa dyshohet si vrasës me pagesë, ku për llogari të Ervis Martinajt ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan ky i dalë në pah nga hetimet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC.
Urdhërarrest nga Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pas zbardhje së bisedave të aplikacionit Sky Ecc janë lëshuar për Hektor Xhecukan, Albert Zajan, Edison Mucekun, Tori Xheçukan, Florenc Kelmendin dhe Ardit Gjokrosën.