Koordinatori për programin ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje diasporës që ta bëjnë Shqipërinë realisht evropiane.
Teliti shprehet se diaspora të përqafojë ofertën ekonomike të Partisë Demokratike dhe ofertën e shqipërisë europiane.
“DIASPORA TË PËRQAFOJË OFERTËN EKONOMIKE TË PD-SË, OFERTËN E SHQIPËRISË EUROPIANE.
Qindra mijëra shqiptarë që sot ndodhen në diasporë, ju miq, shokë, të afërm që keni marrë rrugët e arratisë nga Shqipëria e pamundësive dhe padrejtësive, erdhi dita juaj, erdhi dita që ju të flisni e të ndëshkoni ata që ju dëbuan nga vendi juaj, ata që ju ndanë nga familja e të afërmit tuaj.
1. Me Partinë Demokratike në drejtim të punëve, për të gjithë ju që ktheheni në atdhe dhe do hapni një biznes të vogël, do jeni tërësisht të përjashtuar nga TVSH dhe Tatim Fitimi për xhiro vjetore deri në 180 mijë euro.
2. Për të gjithë ju që ktheheni, investoni dhe hapni një biznes të mesëm apo të madh me xhiro vjetore më të lartë se 180 mijë euro, 5 vitet e para do jenë me Tatim Fitim ZERO.
3. Me PD në drejtim të punëve, përvec grandeve deri ne 30mijë euro në mbështetje të sipërmarrjes tuaj, shteti i vogël dhe i digjitalizuar, me kontrolle sipas riskut dhe jo sipas qejfit apo orekseve të taksidarëve, me transparencë dhe llogaridhenie, etj, ju diaspora e kthyer në Shqipëri do keni mbështetjen dhe do jeni në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe politikave të saj.
Sot më shumë se kurrë, vendit tonë i duhet intelekti, energjia, kurajo dhe burimet financiare të qindra mijëra shqiptarëve në diasporë, ndaj REGJISTROHUNI, përqafoni dhe VOTONI për ofertën e Partisë Demokratike, kthehuni në atdhe ta bëjmë Shqipërinë realisht europiane”, shkruan Teliti.