Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa probleme me të cilat po përballen, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiç.
“Jemi njoftuar nga Azerbajxhani se për shkak të probleme që kanë, nga sot nuk mund të llogarisim më në 1.7 milionë metër kub gaz që vejn në vendin tonë çdo ditë”, tha Vuçiç.
Ai tha se Serbia tani do të fillojë ti shpenzojë rezervat e veta derisa Azerbajxhani ti zgjidhë problemet.
“Ishte zgjuarsi që ne grumbulluam rezerva.Shpresoj që në një ose dy muaj ta rregullojnë këtë. Nëse jo, llogarisni se në katër muajt e ardhshëm do të duhet të shtojmë dhe të përdorim rezervat. Nuk do të ketë mungesë as gazi, as nafte”, tha Vuçiç.
Serbia nënshkroi marrëveshje me Azerbajxhanin në n shtor të vitit 2024 për furnizimin me gaz natyror. Kjo marrëveshje ishte pjesë e përpjekejev për ti diversifikuar burimet e furnizimit dhe për ta ulur varësinë nga gazi rus, tek i cili është mbështetur kryesisht për më shumë se një çerek shekulli. Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan marrëveshjen e partneritetit strategjik në nëntor të vitit 2023.