Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me shqiptarët në Bari.
Balla u bëri thirrje që të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet paralamentare të 11 majit.
“Gjithë këto tridhjetë vite, historia ka treguar që kemi ndërtuar shtet, që kemi bërë reforma, që kemi afruar Shqipërinë me Bashkimin Evropian, me NATO-n, por është edhe një palë tjetër që sa herë i ka rënë pushteti në dorë, ose i ka vënë zjarrin, ose i ka bërë keq. Dhe prandaj ky mandat i ri, që fillon më 11 maj, është një mandat i cili duhet të konsolidojë dhe ta bëjë të pakthyeshëm progresin që kemi arritur deri tani, që brenda vitit 2027 të mbyllim negociatat për në BE. Prandaj, është koha që të mos harrojmë se premtimet e pabaza janë gënjeshtra dhe që sot, në Shqipëri ka vetëm një forcë politike ku mund ta investosh votën tënde me besim, ajo është Partia Socialiste, të tjera nuk ka,” tha Balla.