-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Drejtori i OSSH, po amnistohet nga SPAK me regji të Ramës

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat u shpreh se Rama u forcua para shqiptarëve se nuk është i korruptuar, por janë ministrat, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët më të lartë të rilindjes.

Këlliçi tha se do të demaskojnë çdo përpjekje të Edi Ramës për të larë duart nga korrupsioni i 12 viteve të qeverisje së tij.

“Tre ditë më parë, Edi Rama dhe Belinda Balluku rrahën gjoksin para shqiptarëve se do të ulnin çmimin e energjisë elektrike me 1 lek dhe do ti kursenin xhepave të shqiptarëve plot 30 milionë euro, kjo vetëm për vitin elektoral 2025.

Gjatë momentit të shpalosjes së këtij sihariqi dhe akti të madh bamirësie elektorale, përballë Edi Ramës, i ulur në rreshtin e parë, qëndronte Blendjan Dalipi, Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, i cili nëpërmjet kompanisë së tij familjare IDK Konstruksion dhe kompanisë së tij personale ABNID, ka përfituar tendera publikë e kontrata konçensionare, vlera e të cilave i kalon 30 milionë eurot. Si për ironi të fatit, po aq sa kursimi i trumbetuar për uljen qesharake prej 1 lek të çmimit të energjisë. Ja pra ku ka shkuar ai 30 milionsh shqiptarë të dashur.

Njëlloj si në rastin e denoncimit të skemës kriminale financiare në Bashkinë Tiranë të 5 drejtorëve, 5D, të cilën kolegët e Erionit në SPAK nuk e amnistonin dot, e njëjta skemë po ndodh brënda Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila afërmendsh ka bekimin e plotë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pasi nëse do të ishte ndryshe, Blendjan Dalipi, pasi të ishte shkarkuar nga detyra, sot do duhej të ishte dorëzuar pa kushte para institucioneve të drejtësisë dhe jo të qëndronte i ulur në rreshtin e parë, përballë Kryeministrit.

Partia Demokratike, prej më shumë se 1 muaji, ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për këtë zyrtar të lartë të shtetit, kallëzim i cili po amnistohet nga drejtësia me regji e Edi Ramës.

I bëj thirrje sot, Drejtuesit të SPAK Altin Dumani dhe Strukturës së Posaçme të mos vijojnë me heshtjen karshi korrupsionit flagrant, pasi këto vjedhje nuk do mund të amnistohen dot kurrë.

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të mashtrohen më nga qurravitjet e Edi Ramës dhe as nga bamirësitë elektorale me uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek, shumë e cila barazohet me paratë që vjedh vetëm 1 drejtor i kësaj qeverie.

Shqipëria ka vendosur të ndahet një herë e mirë nga hajdutëritë e babëzia e kësaj mazhorance, që e ka kthyer vendin tonë në më të varfrin e Europës, ndaj data 11 Maj, do të jetë çasti vendimtar për sovranin, t’i japë fund masakrës së një lukunie të pangjashme korrupsioni e shpopullimi.

Bashkë do i’a dalim. “, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit