Ditën e nesërme për shkak të kushteve të motit do të pezullohet procesi mësimor në disa shkolla të njësisë administrative në Kukës.
Zyra Vendore Arsimore Kukës nisur nga situata e motit dhe vlerësimit të sigurisë së transportit të nxënësve dhe mësuesve për ditën e nesërme ka vendosur pezullimin e mësimit në shkollat e njësisë administrative Shishtavec, Zapod, Bushtricë, Ujmisht, Malzi, shkolla Kalimash, shkolla Çinamakë dhe Mamëz.